LajmeMaqedoni

Mickoski: Në Prilep tashmë ka data-qendër sekondare! Ne do të ndërtojmë data-qendër nacionale

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se edhe përkundër kritikave të opozitës, nuk do të heqë dorë nga ideja për ndërtimin e data-qendrave në vendin tonë. Mickoski tha se gjatë ndërtimit do t’i kushtohet kujdes të gjitha parametrave, ndërsa bëri të ditur se në vendin tonë tashmë ka data-qendër në Prilep.

“Ne në shtet kemi data-qendra. kemi data-qendër në Prilep, por ajo data-qendër është sekondar, ose data-qendër që ne e quajmë ‘recovery’ data-qendër. Ne si shtet kemi projekt në pjesën e Agjendës Reformuese, bashkë me Bashkimin Evropian, ku ata do të sigurojnë grant, borxh të lirë etj. Ne do të ndërtojmë data-qendër nacionale, që përmes sistemit të interoperabilitet, do t’i mbledhë të gjitha institucionet në një vend , dhe këtu do të kemi mbrojtje kibernetike për të gjitha insittucionet bashkë. Tani çdo institucion nga sulmet kibernetike mbrohet siç di dhe mundet. Pastaj këtë data-qendër primar, do ta lidhim me tashmë ekzistuesin sekondar, që është në Prilep, që të kemi mbrojtje. Që mos dhashtë Zoti, nëse ka sulm në sistemin e interoperabilitetit, të mund t’i mbrojmë të dhënat përmes data-qendërs sekondare dhe zgjidhja terciale, do të kemi ‘cloud’ nacional, ku për çdo rast do t’i ruajmë të dhënat e të gjitha institucioneve”, tha Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close