
Goli i parë ndryshoi krejtësisht ndërlikimin e ndeshjes, duke e çuar kështu Hoffenheimin drejt një fitoreje të lehtë.
Siç shkruan faqja zyrtare e Bundesligës, pos golit, sulmuesi ishte kërcënim konstant për mbrojtjen e Freiburgut, duke regjistruar disa tentime, përfshirë edhe një përpjekje nga distanca që e detyroi portierin Atubolu të bëjë një pritje të rëndësishme në minutën e 66-të.
“Lëvizjet e tij, loja e kombinuar dhe pozicionimi ishin të jashtëzakonshme përgjatë gjithë lojës, duke arsyetuar në plotëni çmimin e Lojtarit të Ndeshjes”, shkruan Bundesliga.



