LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti pret në Tetovë drejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në Tetovë rejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli në prag të protestës gjithë kombëtare të 17 shkurtit në Prishtinë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe përfaqësuesve të saj që ndodhen në Hagë. Gjatë takimit biseduan për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli. Gjatë takimit biseduam për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet.

Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi është një mesazh i qartë uniteti kombëtar dhe dinjiteti.
Drejtësi. Dinjitet. Liri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close