
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot mori pjesë në shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara (UN Day 2025), që u mbajt në Muzeun e Qytetit të Shkupit nën moton “Building Our Future Together”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara.
Siljanovska-Davkova, në një publikim në Fejsbuk potencoi se ky përvjetor i rëndësishëm duhet të jetë fillimi i një kapitulli të ri në bashkëpunimin shumëpalësh, të bazuar në një OKB të fuqishme dhe të reformuar.
“Vetëm duke iu përmbajtur parimeve themelore në të cilat bazohet Karta e organizatës botërore, mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë! #WeAreUN #UN80, shkroi presidentja Siljanovska-Davkova.





