LajmeMaqedoniTopLajm

Konstatohen mandatet e tre deputetëve të rinj në Kuvend – Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov

Deri në fillim të javës tjetër do të kompletohet përbërja parlamentare pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme, konstatoi tre mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski vjen në vendin e Igor Nikovskit, i cili më parë e kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.

Ata vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski të cilët u zgjodhën për kryetar të komunave, Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep.

Verifikimi i mandateve të tre deputetëve të rinjë duhet të kalojë në seancën ardhshme plenare të Kuvendit, e cila, siç informoi kryeparlamentari Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët, pritet të mbahet më 10 ose 11 nëntor.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhorë bazuar në procedurën e zhvilluar, ka konstatuar se deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesën e mbetur të mandatit në përputhje me nenin 153 paragrafi 1 dhe nenin 153-a paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor bëhen Aleksandra Nikollovska nga lista e kandidateve për deputet në Kuvend për Njësinë Zgjedhore 1, Martin Stojanovski nga Njësia Zgjedhore 1 dhe Mito Andonov nga Njësia Zgjedhore 4. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 31 paragrafi 2 pika 23 nga Kodi Zgjedhor ka lëshuar certifikatat për deputetët e zgjedhur: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 03.11.2025 e miratoi Raportin dhe përfundoi se e njejta duhet të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi në seancën e sotme të komisionit kuvendor, zëvendëskryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close