Bota

Kalas: Bjellorusia të ndalojë me aktivitete provokuese kundër BE-së

Bashkimi Evropian i dënon ashpër aktivitetet e vazhdueshme dhe provokuese të Bjellorusisë kundër BE-së dhe vendeve të saja anëtare, të cilat janë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me deklaratat e kaluara të presidentit bjellorus Aleksandar Llukashenko për përmirësim të marrëdhënieve me bllokun, porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.

“Sulmet e balonave meteorologjike nga Bjellorusia në hapësirën ajrore të Lituanisë, të cilat shkaktuan ndërprerje të qindra fluturimeve dhe humbjeve të konsiderueshme në aeroportet lituaneze dhe për mijëra udhëtarë, paraqesin tentim për destabilizim të një vendi anëtar të BE-së dhe frikësim të qytetarëve evropianë, përmes kërcënimeve të drejtpërdrejta për aviacionin civil”, theksoi Kalas në deklaratën me shkrim.

Sipas saj, këto balona nuk janë vetëm mjete për kontrabandë, por ndodhin në kontekst të fushatës së zgjeruar hibride, së bashku me aktivitete tët jera të cilat përfshijnë edhe bartje ilegale të emigrantëve, sponzorizuar nga shteti.

“Të gjitha këto aktivitete duhet të ndalojnë menjëherë. I bëjmë thirrje regjimit bjellorus pa prolongim të mëtutjeshëm të sjellë masa efikase për kontroll të hapësirës së vet ajrore, kufirit dhe territorit shtetëror, si dhe t’i ndalojë aktivitetet e organizuara kriminale që ai i nxitë”, shtoi Kalas.

Ajo theksoi se përveç sanksioneve të cilat tashmë janë vendosur ndaj regjimit bjellorus, BE-ja është e gatshme të ndërmarrë edhe masa adekuate shpresë nëse aktivitetet e këtilla vazhdojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close