LajmeMaqedoniOpinion

Kujtim Shabani mërgimtari nga Zvircra, : NAZIM TAIPI E MERITON…!

NAZIM TAIPI E MERITON…!
Të nderuar qytetarë të Komunës së Tearcës!
Kam dy fjalë zemre për kandidatin për kryetar të Komunës suaj, Nazim Taipi.
Me Nazim Taipin kemi mësuar bashkë në Gjimnazin e Tetovës, kemi studiuar bashkë në Universitetin e Friburgut, kemi punuar bashkë në Zürich, veprojmë bashkë në një shoqatë për shoqëri e kulturë në Zvicër dhe jemi miq të shtrenjtë, që bashkë shkëmbejnë përvoja e mendime.
Nazim Taipi u vendos prej mëse 20 vjetësh në Zvicër. Ai e ka njohur botën dhe ka fituar shprehi dhe mendësi perëndimore. Ai u sistemua më së miri në kryeqytetin e Zvicës, por vendlinjen e ka në mendje dhe zemra i rreh për Tearcën. Prandaj: Nazim Taipi e meriton vëmendjen tuaj!
Nazim Taipi nuk vjen vetëm me pasion mërgimtari, por dhe me një formim të mirëfilltë intelektual. Ai ka kryer për Ekonomi Politike e të Ndërmarrjes dhe Sociologji të Medieve në Universitetin e Friburgut. Atë e shquan një interesim i admiruar për fusha të tjera të dijes. Prandaj: Nazim Taipi e meriton përkrahjen tuaj!
Nazim Taipi është një shembull i suksesit profesional. Ai drejton ndërmarrje në Zvicër dhe në Tetovë – në fushën e sportit, ndërtimit etj. Thelbi i kompetencave të tij janë konsulenca financiare dhe e ndërmarrjes. Prandaj: Nazim Taipi e meriton besimin tuaj!
Nazim Taipi është një bashkëbisedues i vëmendshëm, kuvendar i arsyeshëm dhe drejtues i vendosur. Atë e karakterizon humanizmi, ndershmëria, patriotizmi, urtësia, studimi, vizioni, iniciativa, guximi, mirënjohja… Prandaj: Nazim Taipi e meriton votën tuaj!
Miqësisht,
Kujtim Shabani

Related Articles

Back to top button
Close
Close