Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë Rama, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka folur në një mbledhje të grupit parlamentar për largimin e Evis Salës dhe një projekt të lidhur me atë që ai e quan “Kayo” në sektorin e shëndetësisë.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po krijon struktura që, sipas tij, marrin kontrata publike pa konkurrencë, ndërsa shteti mbetet me një pjesë të vogël të përfitimeve.
Dukeiu referuar sektorit të shëndetësisë, ish-zëvendëskryeministri pretendoi se një model i ngjashëm po përgatitet edhe për këtë fushë. “E ka deklaruar dhe në grup: ministrja iku se nuk firmosi, por ‘ne do të bëjmë një gjë fantastike, pa tender, me izraelitë’. Ky është roli i Yeffetit”, deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj pretendoi se bëhet fjalë për devijim të parave të buxhetit përmes skemave që ai i cilësoi kriminale, duke përmendur edhe një person që e identifikoi si “Ermal Raketa”, për të cilin tha se është bërë ministër i Mbrojtjes.


