Sot 36 vite më parë Halit Muharemi nga Rakoveci i Tetovës shpalli deklaratën e Kushtetutës së Kosovës

Sot shënohen 36 vjet nga një prej momenteve më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës – miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 7 shtator 1990, me të cilën Kosova u shpall Republikë.

Me këtë rast, djali i Halit Muharremit ka kujtuar këtë ngjarje historike dhe ka shprehur respekt për të gjithë burrat dhe gratë që, në rrethana të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme, morën guximin për të hedhur një nga hapat më të rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës.

Në veçanti, ai ka veçuar rolin e babait të tij, Halit Muharremit nga Rakoveci i Tetovës, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës.

“Jam krenar me babën tonë, Halit Muharremi, që në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ishte organizatori i kësaj ngjarjeje, gjithmonë në koordinim me Presidentin Historik Ibrahim Rugova. Ai e ka shkruar dhe lexuar Deklaratën Kushtetuese atë ditë dhe ishte bashkautor i Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur gjithashtu urimin që babai i tij të gëzojë shëndet dhe të jetë dëshmitar i shumë përvjetorëve të tjerë të kësaj date, të cilën e cilëson si historike për Kosovën.

“Zoti i dhashtë shëndet babës e pret edhe shumë e shumë përvjetore të kësaj date historike për Kosovën! Zoti e bekoftë Kosovën!”, përfundon mesazhi i tij./TS