
Kandidati i Aleancës për Kombin dhe Integrim (AKI) për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se në çdo takim me qytetarët ndjen përkrahje dhe besim për një ndryshim pozitiv në qytet.
“🤝 Kudo që shkojmë, qytetarët na presin me përkrahje e me shpresën se Tetova meriton më mirë! #BashkëPërTetovën ✅”, u shpreh Rexhepi në një reagim publik.
Ai theksoi se bashkë me ekipin e tij po zhvillon takime të vazhdueshme me qytetarët, të cilët, siç tha, kanë shpresë se Tetova do të ketë një të ardhme më të mirë.



