BotaTopLajm

SHBA/ Qëllohet me armë zjarri aleati i Trump

SHBA- Charlie Kirk, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ai po fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Kirk është një mbështetës i fortë i Presidentit Donald Trump.

Sipas mediave ndërkombëtare është arrestuar autori i dyshuar. Presidenti i SHBA ka reaguar ndaj kësaj ngjarje të rëndë duke dënuar sulmin.

“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”, ka shkruar Trump në platformë X.

Ndërkohë FBI po ndjek nga afër situatën. Në momenti kur ndodhi ngjarja, Kirk ishte në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut.

Charlie Kirk është komentator konservator dhe prezantues podkastesh me miliona ndjekës. Ai njihet më së miri si themeluesi i Turning Point USA, një organizatë jofitimprurëse që kërkon të përhapë ide konservatore tek studentët në kampuset amerikane.

Gjithashtu ka 5.2 milionë ndjekës në X dhe 7.3 milionë ndjekës në TikTok.

Related Articles

Back to top button
Close
Close