Rajon

Kryeministri serb bëri thirrje për dialog dhe qetësi pas trazirave të mbrëmshme në Novi Sad

Kryeministri serb sot deklaroi se shteti mund të përparojë vetëm me dialog dhe në paqe, pas trazirave të mbrëmshme në Novi Sad.

“Serbia mund të përparojë vetëm përmes dialogut, bisedimeve dhe paqes. Kjo është mënyra e vetme për t’u qetësuar tensionet në shoqëri dhe të ndërtohet atmosferë e besimit dhe stabilitetit”, tha Macut lidhur me përleshjet e policisë me demonstruesit para Fakultetit filozofik në Novi Sad.

Ai theksoi se “sot, më shumë se kurdo herë, na nevojitet qetësia dhe stabiliteti, sepse kjo është mënyra e vetme të krijojmë shoqëri të shëndoshë me perspektivë dhe të ardhme të qartë”.

Macut e lavdëroi “sjelljen e mbrëmshme profesionale të policisë e cila, edhe krahas rerthanave jashtëzakonisht të rënda, tregoi guxim, qetësi dhe përgjegjësi, duke parandaluar që pasojat nga sulmi të jenë akoma më të mëdha”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close