
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte shumë i kënaqur me rezultatin nga samiti i Alaskës – dhe këtë e dëshmojnë pamjet e publikuara nga Kremlini.
Siç ka shkruar BBC, për liderin rus rezultat i kënaqshëm ishte që nuk u arrit asnjë marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për çështjen e Ukrainës.
Falë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini mund të mendojë se e ka rikthyer respektin dhe statusin në skenën botërore.
Ai ka qenë i izoluar tash e tre vjet, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Por të premten në Alaskë u prit në tepih të kuq në tokën amerikane e madje presidenti Trump e duartrokiti.
Videoja e plotë e Kremlinit ka treguar aeroplanin presidencial pranë aeroplanë luftarakë amerikanë – si shenjë nderimi.
Edhe sekretari amerikan, Marco Rubio, që ka qenë i zëshëm për mbrojtje të Ukrainës, shihet teksa shtrëngon duart me Putinin me direktivën e Trumpit.
https://x.com/clashreport/status/1956499415771844822?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1956499415771844822%7Ctwgr%5Ea492f3dfbab12e533c50ef36cffab91edaa5f88c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Fkremlini-dha-pamje-te-tjera-putini-shume-i-lumtur



