
Klubi italian ka arritur marrëveshjen me Mançester Junajtidin për shifrën prej 15 milionë paundësh (rreth 17 milionë euro), ndërsa tani po punohet për detajet e përfitimeve financiare që do t’i jepen lojtarit dhe bonuseve nga ana e Juventusit.
Sancho aktualisht fiton rreth 12 milionë euro në vit, por ka pranuar një kontratë katërvjeçare me Juventusin me rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon, gati gjysma e pagës së tij aktuale. Mançester Junajtid nuk është i gatshëm të mbulojë plotësisht diferencën, prandaj negociatat për paketën financiare vazhdojnë. Megjithatë, Juventusi nuk është duke u nxituar për të mbyllur marrëveshjen.
Sipas “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë duan së pari të shesin të paktën dy lojtarë të tepërt në skuadër, Ueah dhe Niko Gonzalez.
Me konfirmimin e Konseisaos dhe ardhjen e Sanços, vendi në ekip për Gonzalezin është i kufizuar.
Shitet e Ueah dhe Gonzalez pritet të sjellin rreth 20 dhe 30 milionë euro në arkën e Juventusit, të cilat do të ndihmojnë jo vetëm për finalizimin e blerjes së Sanços, por edhe për përpjekjet për të sjellë Kolo Muaninë nga Parisi.



