“Liqeni i Treskës i kthehet në tërësi Komunës së Sarajit! Në seancën e 232-të të Qeverisë, të mbajtur më 24.11.2026, me numër rendor 41, u miratua anulimi i Vendimit të Qeverisë për themelimin e Zonës Zhvillimore Turistike „Saraj – Liqeni i Treskës“. Me anulimin e këtij vendimi, hiqet pengesa që për vite me radhë e kishte mbajtur të bllokuar këtë çështje, duke i hapur rrugë kthimit të tërësishëm të pronësisë së Liqenit të Treskës në Komunën e Sarajit. Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj. Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve. Një tjetër çështje e rëndësishme, e mbetur pezull për vite me radhë, po merr zgjidhje!”, ka shkruar Elmazi.


