LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti i mërzitur, humbi bashkëveprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare (FOTO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur i mërzitur, pasi siç bën të ditur ai, dje ia ka dhënë lamtumirën bashkëveprimtarit të çështjes kombëtare, Sami Spahiun, njofton Top24.mk

“Dje i dhamë lamtumirën e fundit Sami Spahiut nga fshati Cërvicë i Kërçovës një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, anëtar i LPK-së në Zvicër dhe pjesëmarrës i i shumë demonstratave të organizuara nga LPK-ja për lirinë dhe të drejtat e popullit tonë.

Me përkushtim, thjeshtësi dhe vendosmëri, Samiu ishte njëri nga zërat e mërgatës që nuk heshti kurrë për kombin tonë.
Pusho në paqe, veprimtar i devotshëm i kombit!”, shkruan Ahmeti.
May be an image of 9 people

Related Articles

Back to top button
Close
Close