Gjashtë policë janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme me qytetarë para Universitetit shtetëror në Novi Pazar. Këtë e deklaroi shefi i Drejtorisë policore në atë qytet dhe i ka bërë thirrje turmës ta braktis pllajën para këtij institucioinit të arsimit të lartë, pasi kjo është “mënyra e vetme për qetësim të situatës”.
“Policia në asnjë moment nuk reagoi, e jemi sulmuar katër herë, askush nuk ngriti dorë mbi ju. Gjashtë policë janë në spital”, tha shefi Nermin Lajiq.
Lidhur me deklaratat e qytetarëve se “kriminelë” i kanë sulmuar studentët dhe i kanë dëbuar nga ndërtesa e Universitetit, Lajiq tha se secili që është lënduar, mund ta denoncojë sulmin.


