Pas videos së kryetarit të Komunës së Butelit, ka reaguar edhe këshilltarja e VLEN-it në këtë komunë, Albesa Raman, e cila ka mbrojtur bashkëpunimin me këshilltarët e Frontit Evropian për çështjet që lidhen me interesat e qytetarëve.
Raman ka theksuar se bashkëpunimi në nivel komunal nuk duhet të ngatërrohet me pajtimin politik, duke rikujtuar se edhe bashkëpunimi me oponentë të tjerë politikë, si LSDM-ja, nuk është konsideruar problem.
“ Nëse dikush arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me oponentët e tij politikë, siç është rasti i bashkëpunimit me LSDM-në, atëherë pse duhet të jetë problem që edhe ne të bashkëpunojmë me këshilltarët e Frontit Evropian, kur në rend dite janë çështje që prekin interesat e qytetarëve?”, ka deklaruar Raman.


