Shoqata INTUITA nga Tetova më 20 nëntor në nderë të festave të nëntori do të organizoj për herë të parë “Manifestim rinor për promovimin e lojërave popullore tradicionale shqiptare” në fshatin Poroj në partneritet me shkollën fillore komunale “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu” dhe mbështetur nga ana e komunës së Tetovës, shkruan Top24
“Katër demonstrues do të paraqesin lojëra shoqërore e të ndjekjes, lojëra të mendimit, lojëra të kërcimit e të ekuilibrit dhe lojëra tradicionale me shkopinj. Gjatë demonstrimeve do të shpjegohen rregullat kryesore dhe mënyra e përdorimit të mjeteve. Manifestimi synon t’u japë të rinjve mundësinë të mësojnë si luhen lojërat e përcjella ndër breza dhe t’ua mësojnë ato edhe bashkëmoshatarëve. Përmes varianteve të së njëjtës lojë, pjesëmarrësit do të shohin se si ndryshojnë rregullat dhe mënyrat e lojës nga një vend në tjetrin” thuhet në njoftimin e shoqatës INTUITA nga Tetova.
Njoftimi i pltotë:
Më 20 nëntor 2026, në orën 13:00, në objektin e ri të shkollës në Xhepçisht, do të mbahet veprimtaria kulturore dhe edukative «Manifestim rinor për promovimin e lojërave popullore tradicionale shqiptare».
Bartëse dhe organizatore e manifestimit është Shoqata INTUITA – Tetovë, në partneritet me SHFK «Gjergj Kastrioti – Skënderbeu», Poroj, dhe me mbështetjen e Komunës së Tetovës. Në veprimtari janë ftuar nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat fillore e të mesme të Komunës së Tetovës, si dhe studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës.
Katër demonstrues do të paraqesin lojëra shoqërore e të ndjekjes, lojëra të mendimit, lojëra të kërcimit e të ekuilibrit dhe lojëra tradicionale me shkopinj. Gjatë demonstrimeve do të shpjegohen rregullat kryesore dhe mënyra e përdorimit të mjeteve.
Manifestimi synon t’u japë të rinjve mundësinë të mësojnë si luhen lojërat e përcjella ndër breza dhe t’ua mësojnë ato edhe bashkëmoshatarëve. Përmes varianteve të së njëjtës lojë, pjesëmarrësit do të shohin se si ndryshojnë rregullat dhe mënyrat e lojës nga një vend në tjetrin.
Në fund të programit do të dorëzohen mirënjohje për institucionet, certifikata kontributi për demonstruesit dhe mësimdhënësit shoqërues.


