LajmeMaqedoni

“Të zhvillohen debate publike mes përfaqësuesve të partive të ndryshme” – të rinjtë e ASh-së pjesë e ADP-së

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se pjesëtarë të Forumit Rinor të ASh-së kanë marrë pjesë në Akademinë për Debate Politike, njofton Top24.mk.

“Më 18-20 korrik u zhvillua Akademia për Debate Politike, e mbështetur nga WFD (Westminster Foundation for Democracy).

Ky seminar u organizua me qëllim përmirësimin e aftësive të komunikimit publik, paraqitja para mediumeve dhe zhvillimit të debatit të argumentuar.
Pjesëmarrës nga FRASH ishin Armend Reçi dhe Blerian Imeri.
Në fund të trajnimit, u vendos, që përgjatë muajit shtator të zhvillohen debate publike mes përfaqësuesve nga parti të ndryshme, me temat respektive që u zhvilluan përgjatë seminarit”, thanë nga ASh-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close