LajmeMaqedoniTopLajm

Jeton Shaqiri: Bajram Rexhepi – një zë i punës dhe i përkushtimit për Tetovën!

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi ka vlerësuar lartë figurën e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi duke e vlerësuar si një njeri të përkushtuar e punëtorë, shkruan Top24

Bajram Rexhepi – një zë i punës dhe i përkushtimit për Tetovën!
E kam njohur nga afër Bajramin përmes bashkëpunimit tonë për shkollën e Sellcës – një projekt që nuk ishte vetëm investim në infrastrukturë, por në dijen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Në çdo hap, ai tregoi përkushtim, korrektësi dhe vullnet të palëkundur për të çuar përpara punët që kanë vlerë reale për komunitetin.
Jam i bindur se Bajram Rexhepi nuk do të ndalet këtu – ai do të vazhdojë të punojë me përulësi dhe dashuri për Tetovën dhe për njerëzit e saj.
Sepse Tetova nuk është thjesht një qytet – është një zemër që rreh për kombin, një frymë që s’ka njohur asnjëherë lodhje kur është fjala për arsimin, dinjitetin dhe atdheun.
Tetovarët gjithmonë kanë ditur të qëndrojnë, të mbrojnë, të ndërtojnë. Ata nuk presin që dikush të ua japë të ardhmen – ata e ndërtojnë vetë, me punë dhe me shpirt.
🟦 Me Bajramin përpara – me besim, dinjitet dhe vizion!

Related Articles

Back to top button
Close
Close