Në kushtet kur vendi ndodhet përballë një vale të të nxehtit të pazakontë dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në mbarë territorin, u zhvillua sot një mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e drejtuar nga ministri Pirro Vengu.
Në këtë takim u diskutuan dhe u miratuan masat e posaçme për mobilizimin e trupave dhe forcimin e reagimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe efektet e të nxehtit ekstrem.
Rritje e nivelit të gatishmërisë së trupave vendore në dispozicion të prefektëve;
Rritje e vigjilencës dhe monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki për raportim të menjëhershëm;
Pozicionim i forcave në zonat me risk për të shkurtuar kohën e reagimit;
Ndërhyrja nga ajri do të vijojë me përparësi në zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura;
Bashkërendim me mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për kapacitete shtesë”, shkruan ministri në një postim në rrjetet sociale.



