LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Pyet qeverinë akemi ligje bashkëpunimi me ndonjë shtet tjetër fqinj si me Hungarinë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë komisioni për politikë të jashtme ka pyetur përfaqësuesit të qeverisë a kemi ligje të tjera të ngjashme për bashkeëpunim me shtetet tjera të Unionit Europian, shkruan Top24

Në Komisionin për politikë të jashtme kaloi propozim ligji për bashkëpunim strategjik në mes të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Hungarisë.
Parashtrova pyetje përfaqësuesit të qeverisë a kemi ligje të tjera të ngjashme për bashkeëpunim me shtetet tjera të Unionit Europian.
Potencova se ne si shtet aspirant për antarsim në EU duhet të marim në konsideratë rekomandimet e partnerëve të EU-së për faktin që Hiungaria kohëve të fundit devijon dukshëm nga politikat strategjike të EU-së. Shteti ynë duhet të ketë kujdes në këtë pikëpamje për shkak të një devijimi dhe moskordinimi në mes shteteve të EU-së dhe Hungarisë.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjmë lëshim ose devijim nga politikat strategjike të EU-së. Referimi në EU-në, në momentin e pikërishëm nuk bazohet në referimin në Hungarinë.
Prandaj shtrova vërejtjen se si shtet duhet të kemi kujdes kur miratojmë ligje të tilla për bashkëpunim strategjik, aq më tepër nëse nuk jemi në kordinim me EU-në në përgjithsi. Në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojmë në mënyrë të njëanshme. Miratimi i një ligji të tillë në mënyrë të njëanshme mund të jetë i rezikshëm. Nuk guxojmë të vejmë bast me partneritetin tonë europian me shtetet tjera

Related Articles

Back to top button
Close
Close