LajmeRajon

Babai dëmtoi derën e shtëpisë me sëpatë dhe kërcënoi familjarët

Një rast i asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë dhe kanosjes është iniciuar në Prishtinë, pas një incidenti që kishte ndodhur më 14 korrik.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se babai i tij, pas një mosmarrëveshjeje, kishte dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë, si dhe e kishte kanosur atë dhe nënën e tij.

Rasti është iniciuar më 1 gusht, në konsultim me prokurorin.

Pas procedurave fillestare, prokurori ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close