
Një incident ajror që mund të ishte kthyer në një tragjedi me përmasa ndërkombëtare ka ndodhur më 6 korrik 2025 mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvës, në Rusi, por ngjarja është bërë publike vetëm tani.
Dy avionë kinezë raportohet të kenë qenë shumë pranë përplasjes fatale.
Sipas informacioneve paraprake, dy avionët janë afruar në një distancë alarmante prej vetëm 90 deri në 120 metra, një shifër shumë poshtë pragut të sigurisë që parashikon të paktën trefishin e kësaj distance.
Kjo afërsi ekstreme ka shkaktuar panik dhe është konsideruar një rrezik real për përplasje frontale në ajër.
Autoritetet kineze kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse avioni i Air China ka ndryshuar lartësinë e fluturimit me autorizimin e kontrollorëve rusë. Ajo që shmangu tragjedinë ishte sistemi automatik TCAS (Traffic Collision Avoidance System), që paralajmëroi pilotët në kohë për rrezikun e afërt.
Me urdhër të kontrollorëve rusë, të dy avionët kryen menjëherë manovra dhe arritën t’i shpëtojnë një fundi tragjik.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, sidomos për faktin se në bordin e avionit të Air China ndodheshin shumë pasagjerë europianë dhe italianë, çka do ta kishte kthyer përplasjen në një tragjedi me pasoja globale



