
Deputeti i ASh – Taravari, Elmi Aziri nga foltorja e Kuvendit ka dalë me kritika për ribalancin e Buxhetit.
Thotë se Qeveria merr kredi për projekte jo të nevojshme për qytetarët, kurse refuzon të ndajë mjete për fshatin Hotël, Likovë dhe Mateç, ku familjet rrezikohen nga vërshimet dhe nga humbjet e ujit.
“Paramendoni qytetarë! Qeveria refuzon 26 milionë denar për fshatin Hotël, refuzon 19 milionë denarë për fshatin Likovë, refuzon 20 milionë denarë për fshatin Mateç për ta rregulluar një çështje jetike për fshatin, për individin, për familjen, për bujqësinë, për ta parandaluar vërshimet, humbjen e ujit”, tha Aziri.



