
Nuk i përmbush nevojat e qytetarëve, por blen para për zgjedhjet lokale.
Kështu e vlerëson rishikimin e buxhetit deputeti i ASh-së, Elmi Aziri.
“Nëse i analizojmë edhe tiparet tjera të buxhetit, mund të arrijmë në një konkludim se ky rishikim i Buxhetit më shumë është social e politik, më shumë është financiar sesa ekonomik, më shumë blen paqe dhe qetësi dhe më shumë përgatit partitë në pushtet për zgjedhjet lokale. Qytetarët nuk kanë nevojë për këtë buxhet. Qytetarët nuk kanë nevojë për këtë rishikim të buxhetit. Qytetarët për këto rishpërndarje të mjeteve buxhetore, por kanë nevoja tjera”, tha Aziri.



