LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Mbi 150 ndërtime pa leje në Çair dhe qeveria hesht, deri kur Mickoski do të gjunjëzohet para VLEN-it

LSDM në një kumtesë për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski nuk po ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me ndërtimet pa leje në Çair.

“Në Makedonska Kamenicë, Ministria e Brendshme po ngre padi penale kundër një qytetari që e rinovoi çatinë e tij. Një çati – padi penale. 150 ndërtesa të paligjshme – asgjë. Kjo është provë e gjallë e drejtësisë selektive dhe mbrojtjes politike të mafies urbane, veçanërisht kur ajo është e lidhur me partnerët e koalicionit të qeverisë”.

“Pse hesht kryeministri Hristijan Mickoski? Sa kohë do të gjunjëzohet para VLEN? A është edhe ai i përfshirë në skemën kriminale? LSDM kërkon një hetim të menjëhershëm, llogaridhënie për të gjithë të përfshirët – pavarësisht nëse janë kryetarë bashkie, këshilltarë apo zyrtarë të lartë të partisë. Nuk duhet të ketë të paprekshëm, pavarësisht nëse janë partnerë të koalicionit të Mickoskit!”, thonë nga LSDM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close