
Arben Halili sot në një deklaratë të drejtpërdrejtë para mediave dhe qytetarëve, prezantoi një analizë të thellë dhe pa kompromis mbi Planin Operativ për Programet Aktive të Punësimit dhe Shërbimet e Tregut të Punës për vitin 2025, të publikuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vend se të ofrojë shpresë dhe zgjidhje reale, plani u cilësua si një dëshmi e qartë e një qasjeje të stërkonsumuar dhe të mbytur në slogane, pa mbështetje konkrete për sfidat reale ekonomike me të cilat përballen qytetarët.
“Ky plan më shumë të zhgënjen sesa të motivojë. Ai ka nevojë për korrigjime rrënjësore, jo vetëm arnim të lehtë,” u tha në deklaratë.
Përfundimi i analizës ishte i prerë: Pa veprime të qarta dhe ndryshime reale, Plani i Punësimit 2025 mbetet një dokument më shumë në sirtarët e politikave të dështuara.shkruan Top24



