BotaLajme

Turqi, AK Partia mbush 25 vjeç, lë pas çerek shekulli në skenën politike turke

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi ka lënë pas një çerek shekulli në skenën politike, pasi ka arritur të dalë si partia e parë në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në të cilat ka marrë pjesë që nga dita e themelimit të saj në vitin 2001 nën udhëheqjen e presidentit dhe kryetarit të AK Partisë, Recep Tayyip Erdogan, duke arritur një rekord të thyer që nga viti 1946, kur filloi periudha e shumë partive në Turqi, raporton Anadolu

U përshkrua një distancë e rëndësishme në objektivin “Turqia pa terror”, e cila nisi me thirrjen e liderit të MHP-së Devlet Bahçeli më 22 tetor 2024 dhe u zhvillua me mbështetjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

 

Në këtë kuptim, Komisioni i Solidaritetit Kombëtar, Vëllazërisë dhe Demokracisë u themelua me një shkresë të dërguar nga kryetari i TBMM-së, Numan Kurtulmus, te partitë politike të përfaqësuara në TBMM, me qëllim për të bërë punime në fushat e heqjes plotësisht të terrorizmit nga agjenda e Turqisë, forcimit të integrimit shoqëror, përmisimin e unitetit kombëtar dhe vëllazërisë, lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Komisioni filloi punimet e tij më 5 gusht 2025.

 

Raporti i Komisionit të Solidaritetit Kombëtar, Vëllazërisë dhe Demokracisë u hodh në votim në mbledhjen e 21-të të Komisionit të datës 18 shkurt 2026 dhe u pranua me shumicë të kualifikuar. Ndërsa propozimi i Ligjit për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Integrimit Shoqëror, i përgatitur në kuadër të procesit “Turqia pa terror”, iu dorëzua kryesisë së TBMM-së më 5 gusht 2026.

 

 

Me propozimin synohet përcaktimi i procedurave për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të dënimit të dhëna dhe hetimeve e ndjekjeve penale të zhvilluara si dhe i veprimeve të tjera që do të ndërmerren pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me konfirmimin nga institucionet e sigurisë se organizata terroriste PKK/KCK dhe çdo formacion i lidhur me të i kanë dhënë fund pranisë faktike dhe i kanë dorëzuar të gjitha llojet e armëve dhe municioneve që ndodhen nën kontrollin e tyre.

 

Propozimi i Ligjit, i cili u pranua në Komisionin e Drejtësisë të TBMM-së më 8 gusht, u miratua dhe u bë ligj me 467 vota “pro”, 87 “kundër”, 7 “abstenim”, 2 “të dyfishta” në seancën e përgjithshme të TBMM-së më 10 gusht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close