LajmeMaqedoniOpinion

“Guri rënd peshon n’vendin e vet!”

Shkruan:  Suat Saqipi

“Guri rënd peshon n’vendin e vet!”
Kjo fjalë e urtë nga akademia e odave të dikurshme, e zbres sot në fushën e mejdanit politik në RMV. E di pse? Sepse provokimi i fundit nga intervista e Arben Fetait në Alsat.mk është i pajustifikueshëm dhe, le ta themi pa drojë, pa fije turpi.
Ai po e hedh baltë mbi kryetarin e ASH-së, prof. dr. Arben Taravari, edhe pse krejt mirë e dimë se çdo pozicion që ka pasur, qoftë në parti qoftë në qeveri, e ka marrë falë Arben Taravarit.
Madje, ky Arben Fetai e paska bërë zakon të përmendë në çdo rresht herë Arbër Xhaferin, herë Ali Ahmetin, e tani edhe Arben Taravarin. Me sa duket, liderët që dolën nga vendlindjet e tyre e që populli i votoi vazhdimisht, po i duken tepër “banalë” për shijet e tij të rafinuara. Arbër Xhaferi me fitoret e tij në Tetovë, Ali Ahmeti me sukseset e tij në Kërçovë, e Taravari me votat e popullit të Gostivarit – të gjithë liderë të vërtetë, të zgjedhur nga vendi i tyre, nga populli i tyre!
E ti, zotëri Fetai, që po e përmend legjitimitetin, hajde e provoje vetë. Dil kandidat në Likovë, garo për kryetar komune! Nëse e merr mbështetjen e popullit, të priftë e mbara – unë do të jem i pari që do të të përgëzoj. Por, nëse humb, ruaje numrin e Belgjikës, se do të kesh të nevojshëm për kontaktet ndërkombëtare!
Sepse, mos harro: “Guri rënd peshon n’vendin e vet!” – e ti po e hedh atë gur kot më kot!”-s.s

Related Articles

Back to top button
Close
Close