
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot ka realizuar një takim me zëvendësambasadorin dhe këshilltarin e parë të Ambasadës së Francës në Shkup, z. Philippe Marcheteau, shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z.Ardian Ramadani me të cilët diskutoi për rrethanat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend, shkruan Top24
“Takim me zëvendësambasadorin dhe këshilltarin e parë të Ambasadës së Francës në Shkup, z. Philippe Marcheteau, shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z.Ardian Ramadani. Zhvilluam një bisedë të këndshme lidhur me situatën aktuale politike.” shkruan Arbër Ademi




