
Në kuadër të aksionit ekologjik “Gjenerale për Weekend” nxënësit e shkollave fillore komunale të Tearcës kanë organizuar një aksion ekologjik me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive dhe te nxënësit për një ambient jetësor më të pastër, shkruan Top24
Komuna e Tearcës bashkë me shkollat fillore ishin pjesë e aksionit ekologjik “Generalka Weekend”.
Për të gjithë nxënësit u organizuan orë ekologjike me qëllim ngritjen e vetëdijes te nxënësit dhe për të rritur cilësinë e ambientit jetësor në përgjithësi.
Gjithashtu, me nxënësit e klasave të IX, u realizua pastrimi i oborreve të shkollave.
Të kontribuojmë të gjithë bashkë për një “Ambient të pastër e jetë të shëndoshë” .
Me respekt,
Komuna e Tearcës.




