
133 kardinalët itë cilët u mbyllën sot në Kapelën Sistine, nuk kanë mundur të zgjedhin Papën e ri në votimin e parë të fshehtë
Nga oxhaku i Kapelës Sistine është parë të dalë tym i zi, që tregon se votimi nuk ka mundur të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.
Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut
Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku.
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave. Ndërkohë që nesër do të zhvillohet votimi i dytë i cili do të ketë më shumë raunde votimi.




