LajmeMaqedoniTopLajm

Presidenti kroat Zoran Millanoviq sot viziton Maqedoninë

Presidenti kroat Zoran Millanoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim tet-a-tet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Sipas agjendës, është planifikuar takim të mbajnë dy delegacionet, pas të cilit për në orën 11:20 është paralajmëruar konferencë për shtyp e të dy presidentëve.

Gjatë vizitës së presidentit kroat, në zonën qendrore të qytetit do të vendoset regjim i veçantë trafiku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close