
Ministria e Mbrojtjes e Indisë theksoi se sulmet kishin në shënjestër të paktën nëntë vende “ku janë planifikuar sulme terroriste kundër Indisë”.
“Veprimet tona kanë qenë të përqendruara, të matura dhe të natyrë jopërshkallëzuese. Asnjë objekt ushtarak pakistanez nuk është shënjestruar”, tha Ministria indiane, duke shtuar se “India ka treguar vetëpërmbajtje të madhe”.
Pakistani tha se sulmet goditën të paktën dy vende që më parë ishin të lidhura me grupe të ndaluara militante.
Njëra raketë goditi xhaminë Subhan në qytetin Bahawalpur të Punjabit, duke vrarë 13 njerëz, përfshirë një fëmijë, sipas mjekut Zohaib Ahmed nga një spital i afërt.
Xhamia ndodhet pranë një medreseje që dikur ishte zyra qendrore e Jaish-e-Mohammed, një grup militant i ndaluar në vitin 2002. Zyrtarët thonë se grupi nuk ka pasur prani operacionale në atë vend që nga ndalimi
Një raketë tjetër goditi një xhami në Muridke, duke dëmtuar strukturën e saj. Një ndërtesë e madhe aty pranë kishte shërbyer si selia e Lashkar-e-Taiba deri në vitin 2013, kur Pakistani e ndaloi grupin dhe arrestoi themeluesin e tij.
Sulmin e muajit të kaluar ndaj turistëve e mori përsipër një grup i panjohur më parë që e quan veten “Qëndresa e Kashmirit”./rel



