
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, ka folur mbi situatën në Gaza dhe përpjekjet diplomatike të Francës.
“Zëri i Francës dëgjohet kur flet për këto çështje”, tha Barrot.
“Ne duam që vendet e tjera të veprojnë përkrah Francës, që të merren angazhime dhe që Franca të ndihmojë në krijimin e kushteve për vetë ekzistencën e shtetit palestinez – i cili është larg të qenit i garantuar.”
Në Gaza, shtoi ai, “prioriteti urgjent është një armëpushim dhe qasja pa pengesa në ndihmën humanitare… Rreziku i urisë është real.
Qasja humanitare duhet të hapet menjëherë.”



