LajmeMaqedoni

Kamatat e kredive në korrik 4,68%, depozitat e reja me kamata më të ulëta

Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme në korrik 2026 ka qenë 4,68%, që paraqet një rritje minimale mujore prej 0,01 pikë përqindje. Në nivel vjetor, megjithatë, norma e interesit është ulur për 0,23 pikë përqindje.

Te depozitat e përgjithshme, norma mesatare e interesit ka arritur 2,18%, me rritje mujore prej 0,01 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është më e ulët për 0,03 pikë përqindje.

Norma mesatare e interesit të kredive të reja të miratuara në korrik është rritur për 0,06 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar dhe për 0,02 pikë përqindje në nivel vjetor. Ajo arrin 4,44%.

Te depozitat e reja të pranuara, norma mesatare e interesit në korrik ka qenë 2,42%, që është rënie prej 0,12 pikë përqindje në nivel mujor. Në bazë vjetore, norma është më e lartë për 0,07 pikë përqindje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close