LajmeRajon

Krasniqi për propozimin e Abdixhikut për qeveri të tranzicionit: Deklarohemi nesër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,për RTV21 tha se propozimin e LDK’së për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, Partia Demokratike e Kosovës do ta diskutojë nesër në Kryesi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se bllokada e krijuar është “pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm.”, ka thënë Krasniqi./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close