BotaLajme

Rute: Aleanca pajtohet që Rusia është një kërcënim afatgjatë për territorin e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, dje pas bisedave me presidentin amerikan Donald Tramp dhe anëtarët e lartë të administratës amerikane në Ushington, tha se Rusia mbetet kërcënim afatgjatë për Aleancën, transmetoi DPA.

“Të gjithë në Aleancë pajtohemi se Rusia është kërcënim afatgjatë për territorin e NATO-s – për të gjithë territorin euroatlantik”, tha Rute pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur për mundësinë për marrëveshje paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Rute tha se tani “diçka është në tryezë”, duke shtuar se topi është dukshëm në terrenin e Rusisë.

Rute, transmetoi DPA, shpreh bindje se SHBA do të vazhdojë të luajë rol qendror në përpjekjet për përfundimin e luftës.

“Nuk shoh situatë ku SHBA shkon një hap përpara. Shoh një situatë ku nën udhëheqjen e presidentit Tramp, kjo mund të përfundojë pozitivisht, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rute.

Trampi para dy ditësh tha se është e mundur të arrihet marrëveshje me Rusinë, duke pretenduar se të merresh me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski është “më e vështirë” se sa me presidentin rus Vladimir Putin, përkujton agjencia gjermane.

Presidenti amerikan kërkon që Kievi të heq dorë nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia dhe të heq dorë nga kandidatura e anëtarësimit të ardhshëm në NATO.

Liderët e NATO-s duhet të mblidhen më 24 dhe 25 qershor në samitin në Hagë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close