
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ajo e Kosovës, Vjosa Osmani të shoqëruar nga kardinali i vetëm shqiptar, Ernest Simoni kanë kryer homazhe për Papa Françeskun, të cilit i jepet nesër lamtumira e fundit.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, njoftoi Osmani në “Facebook”.



