
SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj një subjekti juridik nga komuna e Vrapçishtit dhe ndaj A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë, person përgjegjës në atë subjekt, për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 95-v paragrafi 1 të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope.
Gjatë një kontrolli dhe bastisjeje, është konstatuar se subjekti juridik ka kultivuar kanabis për qëllime mjekësore në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në komision, është vërtetuar se A.K. nuk ka raportuar plotësisht dhe saktë ndryshimet gjatë kultivimit të kanabisit, nuk ka mbajtur evidencë të përshtatshme për ndryshimet e ndodhura, gjë që është obligim ligjor ndaj komisionit për vlerësimin e përmbushjes së kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe stafin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.



