LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari:Politika e thashethemeve është e vjetër dhe nuk pin ujë më!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi u është përgjigjur akuzave për bashkëpunim me BDI-në duke theksuar se “Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë”, shkruan Top24

Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar. 

Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm. 

Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë. 

Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar. 

Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close