LajmeMaqedoni

Te 17 objekte hotelierike me licencë aktive janë konfirmuar parregullsi, nëntë objekteve u janë marrë licencat

Nga gjithsej 23 subjekte afariste me licencë aktive në pjesën e hotelierisë, te 17 janë konfirmuar parregullsi. Prej tyre, nëntë subjekteve u janë marrë licencat, ndërsa te tetë janë konfirmuar parregullsi për përmbushjen e kushteve minimale teknike të cilat duhet t’i mënjanojnë në afat të caktuar.

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në konferencë për media theksoi se ky afat u është dhënë sepse inspektorët nga Inspektorati i Tregut kanë konstatuar se bëhet fjalë për kushte teknike të cilat mund të mënjanohen, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, do tu merren licencat.

 

“Kontrollet nga ISHT kanë treguar se mund të mënjanohen parregullsitë dhe u është dhënë afat për mënjanim”, tha Durmishi.

 

Në lidhje me Ligjin për veprimtari hotelierike, Durmishi informoi se grupi i punës tashmë punon në ndryshimet e Ligjit dhe se në opsion janë dy mundësi – kontrollet t’i bëjë Inspektorati i Tregut ose Komisioni i cili do të formohet nga institucione kompetente.

 

Me ndryshimet e bëra në vitin 2008, iu lejua pronarëve të objekteve hotelerike nën përgjegjësi morale të konfirmojnë se i përmbushin kushtet minimale teknike për punë dhe ato të dhëna t’i dorëzojnë në Inspektoratin e Tregut.

 

Ndryshimet e Ligjit ishin iniciuar pas tragjedisë së madhe e cila ndodhi në Koçan pas çka u konfirmua se diskoteka ka punuar pa i përmbushur kushtet minimale teknike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close