Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët Elmi Aziri, ka njoftuar se Qeveria ka refuzuar inciativën e Frontit Europian për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për qasjen selektive në hetimin për tragjedinë në Koçan, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Sot kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marëdhënie ndërnjet Bashkësive dhe shumica parlamentare, të koordinuar mirë, nuk vendosën në rend dite propozimin e Frontit Europian “INICIATIVË për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për qasjen selektive në hetimin për tragjedinë në Koçan”. Ata kundërshtuan edhe reagimin tim procedural duke dëshmuar edhe një herë qartë se ata janë kundër drejtësisë, kundër zbardhjes së të vërtetës për këtë tragjëdi dhe i ikin përgjegjësisë përmes lavirintheve procedurale.
https://www.facebook.com/share/v/4hadd8JsPjqkvJrn/



