LajmeRajon

Kurti s’flet për refuzimin nga Abdixhiku e as nëse do t’i ftojë partitë tjera opozitare për takime

Refuzimi i ftesës që Lëvizjea Vetëvendosje i drejtoi LDK-së për takim konsultativ në lidhje me formimin e institucioneve të reja konsiderohet si karton i kuq për partinë fituese të zgjedhjeve ndaj synimeve të saj për ta konsoliduar pushtetin e ri, pasi LVV-ja vetëm me pakicat joserbe nuk do të mund ta bëjë qeverinë, pa koalicion me ndonjë parti tjetër. Këtë të mërkurë, Albin Kurti nuk deshi ta komentojë përgjigjen negative të kryetarit të  LDK-së Abdixhiku, eventualisht edhe për ftesë të ndonjë partie tjetër për koalicion.

Abdixhiku refuzoi takimin konsultativ me Kurtin për shkak, të siç ka thënë, gjuhës ofenduese të përdorur ndaj LDK-së. Edhe në PDK thonë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje që nga fushata zgjedhore e tutje nuk ka qenë korrekte ndaj opozitës.

Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Fadil Demaku tha për RTV21 se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim nga VV-ja, derisa përsëriti qëndrimin mohues të PDK-së për bashkëpunim me VV-në.

“Jo deri më tani sa jemi të informuar ne në PDK s’kemi pasur asnjë ftesë nga LVV-ja. PDK-ja gjatë kohës prej që kanë përfunduar zgjedhjet dhe janë certifikuar ka pasur qëndrimet e saj për publikun, opinionin e gjerë për këtë çështje dhe kemi pasur pak ditë me parë deklarimin e kandidatit të PD-së për kryeministër z. Hamaza dhe ne do ecim në atë linjë që PDK-ja është parti shumë e përgjegjshme,  është parti institucionale është parti e cila është korrekte në raport votuesin qytetarin dhe e di shumë mirë përgjegjësinë se si të ecët në këtë proces. Në raport me Vetëvendosjen kemi parë që qasja nuk ka qenë shumë korrekte në raport me oponentët e tjerë politik. Kemi pasur një agresivitet të komunikimit dhe të shpërfaqjes së gjithë asaj si Lëvizje Vetëvendosje çka tregon se nuk kanë qenë të kujdesshëm në raport me votën e qytetarëve në raport me njohjen e verdikitit të qytetarëve në përgjithësi dhe kanë treguar se nuk marrin përgjegjës institucionale në mënyrën ashtu se si duhet dhe se si e kemi për detyrë  para qytetarëve. Në këtë raport ne jemi me të kujdesshëm. Qasja e tyre ka qenë jo duhur jo korrekte ka qenë qasje pak a shumë manipulative në raport me opinionin dhe ata duhet të ndryshojnë këtë qasje në raport me oponentët e tjerë politikë sepse deri tani kanë dhënë një shembull aspak të mirë”, tha Demaku.

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, nuk e përjashton votimin e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosjes edhe nga deputetë të partive të tjera opozitare, pasi sipas tij, asnjëri nga ta nuk do të dëshironte zgjedhje të reja.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, formimi i Qeverisë i takon Lëvizjes Vetëvendosje, por nëse ajo nuk arrin ta bëjë atë, mundësia i jepet partisë së dytë, PDK-së.

Sipas, Demakut, PDK-ja është e gatshme të merr përgjegjësi, por ua bënë të qartë partive të tjera, sidomos LDK-së se posti i kryeministrit i takon subjektit të tij.

“Ne mendojmë që realisht i takon PDK-së( posti i kryeministrit) sa i përketë  kërkesave të LDK-së ato janë kërkesa por në momente te rëndësishme kur vie çështja për të ecur përpara proceset të gjitha duhet të jemi me të arsyeshëm përballë e asaj që është përpara”, theksoi Demaku.

Pikërisht ambiciet për postin e kryeministrit, sipas profesorit Baraliu, do të jenë pengesë për formimin e një qeverive nga opozita.

“Teorikisht opozita mund ta formojë Qeverinë por praktikisht s’kanë harmonizim të qëndrimeve”, tha Baraliu.

Kryetari i Vetëvendosjes, Kurti deri më tani zyrtarisht ka zhvilluar takime konsultative rreth formimit të qeverisë vetëm me pakicat joserbe, disa nga të cilat konfirmuan mbështetjen ndaj tij, por disa të tjera ende nuk kanë një vendim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close