
Ka zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpool-i drejt Pro Ligës Sauditë. Megjithëse dëshira e tij fillestare ishte të qëndronte në “Anfield”, duket se oferta e rinovimit nga klubi anglez nuk e ka kënaqur financiarisht, duke e lënë të hapur ndryshimin në karrierë.
Sipas “The Telegraph”, disa klube saudite janë në pritje të Salah, por transferimi i tij nuk do të ndodhë përpara 30 qershorit, që do të thotë se ai nuk do të mund të luajë në Botërorin e ri për Klube. Al Hilal, ish-klubi i Neymar (tani i huazuar te Santosi), mbetet një nga destinacionet më të mundshme për egjiptianin.
Salah ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Liverpool-i i ka paraqitur një ofertë për ta mbajtur edhe më gjatë në Angli, por ai vazhdon ta mbajë hapur komunikimin me klubet saudite. Prioriteti i tij është të dëgjojë atë që “Reds” kanë për t’i ofruar, por nëse nuk e bindin, mund të zgjedhë një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



