LajmeRajon

Gjermanët po kërkojnë azil në Kosovë: Tallje me vendin – thotë profesor Kelmendi (VIDEO)

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla, se jo vetëm bashkatdhetarët po kthehen, por edhe gjermanët po kërkojnë azil në Kosovë, kanë shkaktuar reagime të forta.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi, i cilësoi këto pretendime si “një nga talljet më të mëdha që i bëhen Kosovës”.

Ai tha në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se deklarata është “aq qesharake dhe aq fyese për popullin e Kosovës”, pasi është “komplet iracionale”.

“Është një nga talljet më të mëdha që di t’i bëj Kosovës, vet deklarata është aq qesharake dhe aq fyese për popullin e Kosoves sepse është komplet iracionale”, u shpreh Kelmendi, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni deklaratat e plota, në videon e mëposhtme:

Related Articles

Back to top button
Close
Close