LajmeMaqedoni

Mexhiti: Inaugurimi i Trump, një përkujtim i fuqisë së demokracisë amerikane

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka përshëndetur inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke e cilësuar atë si një festë të jashtëzakonshme të unitetit, traditës dhe trashëgimisë amerikane.

 

Mexhiti theksoi se ceremonia madhështore, e cila mishëroi betimin ndaj lirisë dhe vlerave të demokracisë, përcolli mesazhin e një kombi të fortë dhe të vendosur për të mbrojtur idealet e lirisë dhe drejtësisë.

 

“Një inaugurim historik, që nënvizoi përkushtimin e popullit amerikan ndaj vlerave të larta që frymëzojnë demokracitë anembanë botës. Shprehim urimet më të mira për suksesin e Presidentit Trump në drejtimin e një prej shteteve më të fuqishme të botës”, tha Mexhiti.

 

Kjo deklaratë vjen si një mesazh mbështetjeje për vazhdimin e marrëdhënieve të ngushta mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten një partner strategjik dhe mbështetës kyç për rajonin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close