LajmeRajon

Behxhet Pacolli ftohet të mer pjesë në inagurimin e presidentit Tramp

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është ftuar të mer pjesë në inagurimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp i cilui do të mer zyrtarisht detyrën më 20 Janarë, shkruan Top24

Me ftesë të veçantë të Presidentit Donald J. Trump, Presidenti Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të SHBA-së me 20 janar.
Për Presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim.
Presidenti Trump ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ai ishte presidenti i parë amerikan që i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën përmes një marrëveshjeje të njohjes reciproke dhe gjithashtu mundësoi njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Presidenti Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë.
Ky moment përfaqëson një mundësi të re për të thelluar partneritetin strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close